Durrës, Plazh | 00355692610617

Një vend pushimi shumë i bukur, shumë mikëpritës, por mbi te gjitha shumë i pastër e me një gatim special.

Albina
Dhomë Dyshe
Dhomë Dyshe

€35,00 / nata

Dhomë Familjare
Dhomë Familjare

€40,00 / nata

Suitë
Suitë

€55,00 / nata

blog

Destinacionet historike në Durrës

Muret e qytetit - janë ndërtuar gjatë mbretërimit të Anastasit I dhe janë një prej kështjellave më të mëdha të Ballkanit. Qyteti mesjetar rreth 150 ha, shtrihet brenda këtij qarku. Nga burimet historike thuhet që në frontin e mureve ka pasur një hendek të thellë ujor dhe qasja në qytet ishte me anë të një urë lëvizëse. Hyrja e lirë.

Amfiteatri - me një kapacitet prej 15.000 spektatorësh është një nga më të mëdhenjtë në Ballkan. Diametri i tij duhet të ketë qenë më shumë se 120 metra. Ky është një nga monumentet më të mëdha dhe më të elegantë që kanë mbijetuar nga qyteti antik. Ai është ndërtuar në shekullin e II pas Krishtit. Luftimeve të gladiatorëve dhe kafshëve ju dhanë fund në shekullin e IV; në shekullin e VII, është ndërtuar në një nga galeritë, një kishëz e krishterë përkujtimore me mur-mozaikë, kushtuar Shën Astit, të parit peshkop dhe martir të Durrësit dhe arena u shndërrua në një varrezë.
Hapur çdo ditë, 09:00-19:00. Hyrja 500 lekë.

Banja termike romake - u zbuluan në vitin 1962. Banjot kanë sistem ngrohjeje dhe një pishinë, 7m të gjatë nga 5m gjerë. Hyrja e lirë.

Forumi bizantin - është ndërtuar në qendër të qytetit në mes të shekullit V dhe VII pas Krishtit. Zona e shtruar është 39m diametër, dhe eshte e shtruar me mermer. Në mes të kësaj hapësire rrethore, ndoshta ka qënë një statujë e perandorit. Hyrja e lirë.

Muzeu Arkeologjik - i vendosur pranë detit. Ai hoston grumbullimin më të madh arkeologjik në Shqipëri. Në të gjenden objekte klasike, helene, romake, të periudhës së antikuarëve të vonë dhe mesjetës së hershme, të gjetur në Durrës dhe rrethinat e tij.
Adresa: Rruga Taulantia, tel. +355 52 22253. Hapur çdo ditë, 09:00-15:00, Të hënën mbyllur.

Muzeu Etnografik - është pranë amfiteatrit, në një shtëpi historike të gjysmës së dytë të shekullit të IX-të. Kostume tradicionale dhe sende të tjera artizanale nga Durrësi dhe vendet përreth janë të ekpozuar.