Durrës, Plazh | 00355692610617

rreth nesh

Villa Parajsa është ndërtuar me dëshirën për të krijuar një ambjent të këndshëm, familjar për pushime ku pushuesit të ndihen të relaksuar si në shtëpinë e tyre. Kjo dëshirë vjen nga pronarët të lindur në plazhin e bukur të Durrësit.

Ka filluar aktivitetin në vitin 2004 me 6 dhoma dhe në vitin 2009 me 14 dhoma. Çdo vit përvoja dhe kujdesi bëjnë që sezoni veror nga 3 muaj (15 Qershor - 15 Shtator ) të zgjatet në 6 muaj duke rritur numrin e turistëve në mbi 1000 çdo sezon.

Në vitet 2007 - 2012 në ambjentet e Villa Parajsa janë zhvilluar koncerte me muzikë live me këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Këtu përmendim Edona Llalloshi, Sinan Hoxha, Labinot Tahiri, Sabri Fejzullahu, Stupcat, Leonora Jakupi, Elvana Gjata, Dafina Zeqiri etj.